Qeveria e vendosur për realizimin e “Kosovës së Re” edhe pa përkrahjen e Bankës Botërore

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse drejtori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka konfirmuar se ky institucion nuk do të mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës është deklaruar e vendosur për realizimin e këtij projekti, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën se së bashku me investitorin “Contour Global” do të punojnë që ky projekt të përfundojë në afat të paraparë.

“Ne nuk do të bëjmë kompromise në dëm të sigurisë shtetërore të furnizimit me energji elektrike. Si ministër i këtij vendi, përgjegjës për energji, nuk do ta lejojë që Kosova të varet nga importet e energjisë, duke zhvilluar aktivitet ekonomik dhe punësime për vende të tjera, përderisa ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të gjenerojmë energji, jo vetëm për nevoja tona, por edhe për eksport”, ka theksuar Lluka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme