Qeveria miraton 22 masat e Pakos Fiskale 2.0

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 09:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka bërë shqyrtimin e Listës së masave të Pakos Fiskale 2.0 dhe ka miratuar 22 masa të cilat më pas duhet të miratohen një nga një në mbledhjet e ardhshme në mënyrë që të hyjnë në fuqi.

Ministri i Financave ka thënë se kjo pako fiskale do të ketë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës. Kurse, zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi ka thënë se me këto masa prodhuesit vendor do të barazohen me ata të huaj, madje sipas tij, prodhuesit vendor do të mund të jenë konkurrent edhe për tregun e huaj.

Ndërsa, ministi i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se duhet pasur parasysh që mos të dëmtohen prodhuesit vendor me këto masa. Krasniqi ka thënë se nuk duhet llogaritur pemët apo perimet si lëndë e parë në importim.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa kërkoi që Ministri i Financave të merr parasysh rekomandimet e Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, dhe në akordim me ta të plotësojë listën e masave që përbëjnë Pakon Fiskale II.

Në këtë mbledhje Qeveria i ka vazhduar mandatin e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrit të Financave.

Të ngjashme