Qeveria miraton kërkesën e MI-së për kompensim të kompanisë Bechtel-Enka me 53 milionë €

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:43 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me kompensimin për shtyerjen e kontratës me Bechtel-Enkan.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tregoi se afati i përfundimit të punimeve është shtyrë për shkak të vonesave së punimeve.

“Pas 1 shtatorit të vitit 2015 çmimi është rritur në 608 milionë euro për shkak të TVSh-së. Për shkak të vonesave është dashur të shtyhet afati i përfundimit të punimeve deri më 31.12.2018. Kemi qenë të detyruar ta vazhdojmë kohëzgjatjen e kontratës për të mos u ndërprerë punimet që do të kishte pasoja të mëdha për vendin”.

“Bechtel Enka ka kërkuar për shumën 63 milionë euro. Është kërkuar vetë për mbulimin e shpenzimeve të kërkesës shtesë të kontratës. Paraqes kërkesën për rekomandimin e autoritetit drejtues për nënshkrimin e aneksmarrëveshjes për… “

Kryeministri Ramush Haradinaj aprovoi kërkesën e ministrit Lekaj, raporton Ekonomia Online.

“Të mos lejojmë vendin të kalojë në konteste ligjore që kish pasë me përfundu në gjykata ndërkombëtare dhe në marrëdhënie të prishura. Sa më përket mua është veprimi i duhur aprovimi i kësaj kërkese.

 

Të ngjashme