Qeveria miraton nismën e MF-së për politikat e reja fiskale

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 13:39 | Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj, miratoi propozim propozimin e Ministrit të Financave Avdullah Hoti për politikat e reja fiskale.

Ministria e Financave, duke qenë njëri nga institucionet kyçe në krijimin dhe promovimin e politikave më të favorshme fiskale e cila ka punuar, në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, për hartimin e politikave të reja fiskale, si vazhdimësi e reformave fiskale të ndërmarra në vitin e kaluar. Si rezultat, është punuar drejt konceptimit të përmbajtjes së pakos së re fiskale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e parashtruara nga bizneset. Kjo pako është dizajnuar me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit.

Më specifikisht, sipas analizave dhe vlerësimeve nga ana e Ministrisë së Financave, kjo pako do të përmbajë shtatë elemente/masa bazë:
1. Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor;
2. Heqja e normës së akcizës në mazut;
3. Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 përqind apo normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së;
4. Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;
5. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;
6. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj;
7. Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme