Qeverisë i kërkohet që t’i integrojë edhe mbi 20 njësi të “Trepçës”, të papërfshira në ligj

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 07:59 | Nga

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pranuar dy versione të Statutit të “Trepçës” nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. Krahas atij të shumicës së anëtarëve, një version me kërkesa shtesë është dërguar edhe nga anëtari i cili përfaqëson aksionet e punëtorëve në Bord, Shyqyri Sadiku, shkruan sot Koha Ditore.

Në draftin e tij, Sadiku ka kërkuar që në Statut të përfshihen edhe disa miniera dhe njësi biznesore, të cilat nuk janë përmendur në Ligjin për “Trepçën” dhe në draftstatutin e dërguar në emër të Bordit.

Ligji i miratuar para më shumë se një viti e bën Qeverinë aksionaren kryesore të minierave me flotacion “Trepça” – Stantërg, minierave me flotacion Kizhnicë dhe Artanë dhe minierave me flotacion Kopaonik – Leposaviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme