Raportet ekonomike Kosovë-Shqipëri, po fuqizohen

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 12:47 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në këto 10 vjet si shtet, Kosova ka dëshmuar se është e qëndrueshme ekonomikisht. Ndërsa në 10 vitet e ardhshme, duhet ta forcojmë prodhimtarinë vendëse.

Kështu ka thënë Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në hapje të forumin ekonomik “10-vjetori i pavarësisë ekonomike të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

“Këto 10 vjet, Kosova ka dëshmuar që është e qëndrueshme ekonomikisht. Në 10 vitet e ardhshme duhet të jemi të gatshëm të forcojmë prodhimtarinë vendore”, tha Rukiqi.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se ekonomia mes Kosovës dhe Shqipërisë po fuqizohet.

“Jam i lumtur që tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës po fuqizohet. Vitin e kaluar Kosova ka rritur eksportin drejt Shqipërisë. Kjo tregon për rritjen e bashkëpunimit”.

“Festa e pavarësisë është gurthemel për arritjet e ardhshme”, tha Minxhozi.

Të ngjashme