Rukiqi premton përkrahje dhe promovim të qendrës tregtare “Albi Mall”

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 13:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar qendrën tregtare “Albi Mall”, ku rikujtoi rolin e kësaj qendre për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij, investimi në këtë qendër tregtare është vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Në vitet më të vështira, por edhe tash në kohën kur jemi në zhvillime tjera ekonomike, ka bërë maksimumin që vendit t’i ofrojë punësim, vendit t’i ofrojë promovim dhe t’i ofrojë vlerë, për shkak se e gjithë kjo që po shihet dhe i gjithë investimi që është bërë dhe është duke u bërë, është vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit”.

Ai ka inkurajuar projekte dhe bashkëpunime të tjera që nxisin vëmendjen e institucioneve.

“Inkurajoj për projekte dhe bashkëpunime të tjera që nxisin vëmendjen e institucioneve të cilat edhe nëse nuk i përkrahin, të paktën mos t’u krijojnë barriera në raste të caktuara, sidomos kur jemi tek legjislacioni”.

“Në këtë është edhe roli i OEK-ut që të mundësojë në përkrahje të biznesit, e jo legjislacion i cili edhe nuk mund të implementohet por edhe mund të krijojë barriera shtesë”.

Ai tregoi se Oda Ekonomike do të vazhdojë përkrahjen për qendrën Albi Mall, raporton EO.

“Ne vazhdojmë ta përkrahim dhe promovojmë, sidomos pjesën e brendeve më të fuqishme botërore të cilat janë dhe të cilat po vijnë me qenë pjesë e Albi Mall. Ardhja e këtyre brendeve e ka rëndësinë kryesore sidomos në tërheqjen edhe të brendeve tjera por edhe investimeve tjera të rëndësishme për ekonominë tonë”.

Kurse, Betim Humolli, pronar i qendrës tregtare, ka treguar mbi nevojën për biznes dhe mbështetjen që mund t’ua ofrojë OEK.

“Nevoja për biznes nuk do të thotë vetëm e mirë për komunitetin e biznesit por do të thotë e mirë për të gjithë, nga arsyeja e thjeshtë që komuniteti i biznesit me të vërtetë në të gjithë sektorët është duke u orvatur që të krijojë një mirëqenie ekonomike, vende të reja të punës, ta rrisë veprimtarinë e vet, dhe këtu OEK mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në afrimin e një komunikimi më të mirëfilltë dhe të ngushtë mes komuniteteve të bizneseve dhe institucioneve vendimmarrëse”.

Ai është shprehur se komuniteti i bizneseve duhet të jetë pjesë e draftimit të ligjeve si pjesë e grupeve të interesave, para se ato ligje të aprovohen, pasi sipas tij, mund të ketë ligje që më vonë të kërkohen të ndryshohen pasi bizneset nuk kanë qenë të pranishme.

Humolli ka bërë të ditur se Albi Mall do të zgjerohet dhe do të futen brende të reja që për herë të parë vijnë në Kosovë, pikërisht të inkuadruara brenda ndërtesës së Albit, raporton EO.

“Me zgjerimin e qendrës tregtare edhe për diku 35 mijë metra katrorë, duke filluar nga gjiganti spanjoll Initex Group, pastaj brendi gjerman NewYorker që do jetë për herë të parë në Kosovë, Burger King ka paralajmëruar se do jetë në Kosovë për herë të parë dhe brende të tjera, që do të vijnë për herë të parë në Kosovë”.

Të ngjashme