Rukiqi: Qeveria t’i trajtojë me seriozitet problemet e bizneseve, të përfundojë Ligji për Naftën

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 10:59 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka vizituar kompaninë e derivateve “Al Petrol”, në kuadër të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si kryetar me mandat katërvjeçar.

Rukiqi tha se vizita e sotshme është e rëndësishme sepse sipas tij, kompania “Al Petrol”, tash “Shell”, është ndër kontributdhënësit më të mëdhenjë në buxhetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo kompani ka rëndësi të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik sepse punëson mbi 1 mijë e 300 punëtorë, është i lidhur me shumë sektorë, sidomos te importimi i derivateve, te sektori i ndërtimit dhe ka kontributin edhe në zhvillimin e sektorëve tjerë që lidhen me këta dy sektorë e që janë të rëndësishëm për GDP-në e vendit”.

Rukiqi bëri të ditur se gjatë takimit diskutua cështje që janë problematike për të gjithë sektorët, jo vetëm për këtë kompani, e që lidhen me aftësitë e fuqisë punëtore, me licencat dhe lidhur me mosfunskionimin e dikastereve të Qeverisë që kanë të bëjnë me ekonominë.

Rukiqi ka deklaruar se është koha fundit që këto probleme Qeveria t’i trajtojë më seriozitet, dhe të mos e vazhdojë neglizhencën karshi tyre.

Këtu ai ka përmendur edhe Ligjin e Naftës, i cili sic tha ka 8 vjet që ende nuk është përfunduar.

“…jo vetëm kompanina ‘Al Petrol’ dhe jo vetëm sektori i importimit të derivateve me shumicë, por thuajse cdo sektor e ka të njëjtin problem. Sidomos te pjesa që lidhet me edukimin apo problemet që po i kanë shumica e kompanive me fuqinë punëtorë të pakualifikuar. Në këtë drejtim është momenti i fundit që jo vetëm këtë problem por edhe të tjerat Qeveria t’i trajtojë seriozisht sepse ne duke e shtyrë nga një vit në tjetrin, për shembull Ligjin e Naftës që s’ka marrë kurrë format përfundimtar në 7-8 vitet e fundit”.

“Prandaj kjo neglizhencë të marrë fund, ne si odë do të jemi këmbëngulës që agjenda e reformave, agjenda që mundëson që sektori privat ta ketë rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të jetë dominante dhe të jap rezultatet e veta në mirëqenien e qytëtarëve”.

Pronari i “Al Petrol”, Latif Kryeziu, ka kërkuar që të ndërrrohet infrastruktura ligjore dhe politikat fiskale, raporton EO.

“Gjërat që na proekupojnë është infrastruktura ligjore që duhet të ndërrohet, politika fiskale. Të bëjmë një reformë në arsim qe të përgatisim kuadra për ekonomi. Si deri më tash Oda Ekonomike u zotua se do të jetë zë për ti adresuar të gjitha problemet”.

“Bashkërisht do të punojmë që në të ardhmen do të jemi më këmbëngulësh, sidomos për çështjet që e rëndojnë ekonominë dhe presin zgjidhje. Atyre t’u japim prioritet në dikasteret qeveritare, në të gjitha asociacionet që janë të lidhura me afarizmin në Kosovë”.

Të ngjashme