Shkalla e inflacionit vjetor në Kosovë 1.4 për qind

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2018.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Inflacioni mujor i matur në shtator 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin gusht 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); perime (2.5%); veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.6%); shërbime për transport (-5.3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara (-4.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.4% në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin shtator të vitit 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1%); mish (3.1%); qumësht, djathë dhe vezë (3.4%); perime (13.0%); duhan (2.9%); përdorim të pajisjeve për transportin personal (10.6%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.7%); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-7.0%); pajisje shtëpiake (-3.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme