Sindikata e Trepçës përshëndet “veprimin patriotik” të Pacollit

Mitrovicë | 05 Sht 2017 | 16:29 | Nga

Sindikata e Pavarur e Pensionistëve të Kombinatit “Trepça” e ka mirëpritur marrëveshjen për formimin koalicionit në mes të PAN-it dhe AKR-së, me të cilën tashmë janë krijuar të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve të reja, pas gati tre muajsh që janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme nacionale.

SPP e Kombinatit “Trepça” vlerëson se marrëveshja për koalicionin për formimin e institucioneve të reja, ka qenë e domosdoshme, andaj edhe e përshëndet reflektimin e AKR-së me në krye presidentin Behxhet Pacolli, si një veprim patriotik dhe në interes të vendit dhe qytetarëve të tij.

Sindikata, me këtë rast kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, drejtuesit e koalicionit dhe nga të gjithë faktorët e tjerë relevantë që të sillen me përgjegjësi dhe që pa humbur kohë t’i formojnë institucionet e reja me qëllim që të evitojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të krizës institucionale, e cila edhe ashtu deri tash i ka shkaktuar pasoja të rënda vendit dhe qytetarëve, thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga kryetari Ramadan Ademi dhe nënkryetari Bahtir Istrefi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme