SPSPK-ja e zhgënjyer me kryeministrin Haradinaj, s’mbajti premtimet

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 11:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) është e zhgënjyer me kryeministrin Ramush Haradinaj se nuk mbajti premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Jusuf Azemi kryetar i SPSPK-së, në një konferencë për media “Gjendja e punëtorisë në sektorin privat në Kosovë”, përmendi premtimet që u tha kryeministri e nuk i mbajti, siç janë moszbatimi i Ligjit të punës, moszbatimi i marrëveshjes kolektive dhe mosnënshtrimi i pagës minimale prej 250 euro, raporton Ekonomia Online.

Azemi i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj që ta nënshkruaj sa më parë marrëveshjen për pagën minimale dhe që të mos luhet më djersën e punëtorëve.

“Me rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 buxheti i Kosovës do të rritet, por buxheti i njerëzve të kryeministrit përreth do të zvogëlohet. Kosova është vendi i fundit me pagën më të vogël minimale dhe në aspektin njerëzor dhe sindikal çdo vonim është e qëllimshme qe kryeministri i Kosovës po vonon në nënshkrimin e pagës minimale”, tha Azemi.

Azemi foli edhe për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës të sektorit privat, raporton EO. Ai tha se në vitin 2016 kanë qenë 14 vdekje në vendin e punës, në vitin 2017 ishin 20 vdekje dhe në 3 mujorin e parë të vitit 2018 kanë qenë 4 raste, raporton EO.

Ai ofroi disa dëshmi të kompanisë “Estemed”, e cila nuk po iu bënë kontratë punë punëtorëve të saj dhe se brenda muajit punën e kanë lënë dhjetëra punëtorë për mospagesë.

Të ngjashme