Stabilizohet çmimi i naftës së papërpunuar

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:36 | Nga

Nafta e papërpunuar tregtohet e qëndrueshme pak më ulët gjatë tregtimit aziatik, ku u ndikua përsëri nga dy faktorët kryesorë që ndikuan në çmimin – shqetësimet rreth sanksioneve të mundshme ndaj Iranit dhe rrita e prodhimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.

Ministri i Jashtëm iranian, tha se kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndryshuar marrëveshjen e vitit 2015 nuk ishin të pranueshme. Administrata amerikane do të vendosë nëse do të ri-vendosë sanksionet deri më 12 maj. Kjo ka të ngjarë të rezultojë në disa përçarje të furnizimeve bruto iraniane.

Eksportet bruto Iraniane aktualisht janë 2.6 milionë fuçi në ditë dhe vendi është prodhuesi i tretë më i madh i naftës së papërpunuar në OPEC.

Prodhimi i naftës së papërpunuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu është rritur më shumë se 25 për qind që nga mesi i vitit 2016 në një rekord prej 10.62 milionë fuçi në ditë.

Aktualisht një fuçi naftë e papërpunuar tregtohet me 70.28 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme