Stavileci: 2017-ta do të jetë vit i zgjidhjes së problemit me energji

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 14:29 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se viti 2017 do të jetë vit i zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

Ai tha se kjo çështje do të zgjidhet me termocentralin Kosova e Re për të cilën tha se deri në fund të muajt do të përfundohet faza financiare, raporton Ekonomia Online.

“Nëse Kosova e re, përfundohet, atëherë do të jetë një trajtë e re. Ne fund të këtij muaji do ta finalizojmë fazën financiare. Ky është projekt që na siguron furnizim të rregullt me energji dhe si rezultat i jofurnizimit të rregullt janë humb diku 300 milion euro në vit. E parë që ne kemi kërkuar, është çmimi i përballueshëm dhe furnizimi i rregullt. Gjithashtu kemi kërkuar që teknologjia që përdoret të jetë miqësore me ambientin. Konsiderojmë që me ketë investim zgjidhim problemin për furnizim dhe ne risimi zhvillimin ekonomik duke krijuar vende të reja pune. E mira është qe pas projekteve që kemi pas për Termokosin dhe sot promovuam projektin për ujë në Shkabaj. Viti 2017 do të jetë viti i zgjidhjes se problemit për energji”, deklaroi Stavileci.

Megjithatë, ministri Stavileci tha se ky termocentral do të jetë funksional teksa në vitin 2022 Stavileci foli edhe për Trepçën për të cilën tha se ka shumë kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interesimin për investime, porse sipas tij për momentin janë duke pritur studimin e fizibilitetit.

“E dimë qe ligji ka hyrë në fuqi tash e sa muaj. Por ne po presim studimin e fizibilitetit . Kur ta kemi fizibilitetin ne te do ti mbledhim të gjithë aktorët dhe për këtë do të ndërtojmë strategjinë dhe për këtë ka me qenë e padiskutueshme edhe zëri i punëtorëve të Trepçës. Ne do të jemi aty për të plotësuar kushtet e punëtorëve dhe mendoj që është e nevojshme një ligj shtesë për përmirësimin e kushteve të punës. Sa i përket formimin e bordit do të bëhet brenda 3 muajsh gjithashtu do të krijohet statuti dhe regjistrimi i Trepçës”, dekalroi ai.

Ai më tutje ka folur edhe për perspektivën e ekonomisë digjitale dhe ka thënë se e ardhmja e ekonomisë së Kosovës, është ekonomia digjitale.

“ E ardhmja e ekonomisë tonë do të jetë teknologjia e informacionit. 10 mijë vende të reja pune do të hapen gjatë ndërtimit të termocentralit ndërsa 500 deri 550 vende pune pas ndërtimit. Është lajm i mirë që dje kemi pasur një bankë nga gjermania që është interesuar që të investoj në këtë sektor pra tek idetë inovative. Gjithashtu kemi programin për femra përmes të cilit program dy të tretat e këtyre femrave kanë gjetur një vend pune dhe këtu e shoh që duhet me u orientua edhe politikat tona por edhe rinia jone. E vetmja fushë ku e kemi bilancin pozitiv është fusha e shërbimeve. Sivjet kemi buxhetuar fondin për IT dhe njëri nga programet që mbështetet nga ky buxhet është për femra. Fushat kryesore që ne jemi orientuar janë energjia minierat dhe Teknologjia informative“, Stavileci.

Të ngjashme