Studimi i fizibilitetit për Trepçën prezantohet në fund të muajit

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 14:01 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fund të muajit prezantohet studimi i fizibilitetit për Trepçën. Kështu bëri të ditur kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, gjatë prezantimit të të arriturave dhe sfidave të kësaj agjencie, raporton Ekonomia Online.

“Data e fundit për studimin e fizibilitetit për Trepçën është fundi i prillit. Në kontekst të aseteve të cilat i potencuam ne kemi marrë kohëve të fundit një studim nga GIZ-i dhe duket që do të jetë një potencial edhe më i madh sa që kemi menduar”, tha Gashi.

Kryeministri Mustafa tha se pas këtij studimi do të ndodhin fazat tjera përcjellëse, duke paralajmëruar edhe aktivizimin e shkritores së plumbit, por dhe fushat tjera.

“Në fund të prillit ashtu morëm informata nga kryetari i bordit do ta kemi studimin e fizibilitetit i cili do të tregojë se çfarë do të ndodhë me fazat përcjellëse të Trepçës, të themi si mund ta aktivizojmë shkritoren e plumbit, elektrolizën e zinkut, industrinë kimike dhe mundësisht fushat e tjera të cilat do të jenë burimet më të mira për financimet a do të jenë ato publike apo do të jenë të përziera publike dhe private apo do të jenë private dhe cila do të jetë periudha në të cilën ne duhet të aktivizojmë fazat e finalizimit të produkteve të Trepçës”, tha ai.

Ai tha se do të procedojnë me konkursin për Bordin e Trepçës pastaj të përgatitet statuti dhe të kenë përfaqësimin e rregullt në bord në mënyrë që të sigurohet qeverisja korporative.

Të ngjashme