Suedia e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 12:11 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MI-ja, ministriHamza e falënderoi Anders Wollter për ndihmën dhe  kontributin e tij dhe të shtetit suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ”Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave.

“Ministri Hamza e njoftoi atë edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim  për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ” Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti.

Të ngjashme