Tajvani mundësi për plasimin e produkteve “Made in Kosova”

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 10:19 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me bashkëpunëtorët, priti në një takim miqësor, një delegacion të zyrës përfaqësuese të Tajvanit për Evropë me seli në Budapest të udhëhequr nga Yun-Ping Andrew Chang me zyrtarë të tjerë të kësaj zyreje me qëllim të diskutimit rreth avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Tajvanit.

Gjatë bisedave mjaft miqësore u informuan se Tajvani është duke përgatitur një statut preferencial për prodhimet kosovare me qëllim të krijimit të mundësive për eksport në këtë vend, në veçanti për mineralet, prodhimet bujqësore, përpunim të metaleve dhe produkte të tjera.

Duhet të eliminohen disa barriera për lëvizjen e bizneseve nga Tajvani në Kosovë, sepse ekziston potencial dhe vullnet i pashfrytëzuar për plasim të produkteve kosovare, por lëvizja dhe vizitat e bizneseve nga ky shtet mik duhet të lirohen nga procedura burokratike.

Gjithashtu në këtë takim ishin prezent edhe disa biznese kosovare të cilat kanë potencial eksporti të produkteve të tyre, në këtë treg.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni ishte mundësia e gjetjes së partnerëve afaristë nga Kosova për plasimin e produkteve ‘’Made in Kosova’’në Tajvan si dhe pjesëmarrjen në panaire të ndryshme të organizuara qoftë në Tajvan.

Gjatë qëndrimit të ketij delegacioni janë paraparë vizita të shumë bizneseve kosovare në regjione të ndryshme të Kosovës.

Vitin e kaluar ishte organizuar një vizitë e ngjajshme e një delegacioni nga Tajvani në Kosovë me ҫ’rast e vizituan edhe Panairin e organizuar nga OEK,si dhe disa firma Kosovare dhe si rezultat i kësaj vizite ishte realizuar edhe eksporti i produkteve nga kompanitë ‘’FRUTEX’’ dhe ‘’UJE RUGOVE’’ në këtë shtet.

Të ngjashme