Telekomi dhe KEK-u pa borde funksionale, presin emërimet nga Qeveria

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 08:02 | Nga

Që nga dhjetori i vitit të kaluar ndërmarrjet më të mëdha publike, Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës, vazhdojnë të operojnë pa borde të drejtorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse Qeveria Mustafa kishte shpallur konkursin në shkurt të këtij viti për 6 pozita për Bord Drejtues të PTK-së, si dhe 6 të tjera për Bord Drejtues të KEK-ut, dhe në maj kishte përfunduar me intervistim të tyre, ajo nuk e kishte bërë emërimin e të përzgjedhurve.

Zyrtarë të Qeverisë nuk kanë treguar arsyet e zvarritjes së këtij procesi, duke thënë se për këtë duhet pyetur kabinetin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme