Thesari Amerikan ofron mbështetje për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 10:18 | Nga

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, ministri i Financave, Avdullah Hoti, u takua me drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin bisedoj rreth progresit që ka arritur Kosova në zhvillimin ekonomik.

Ministri Hoti e informoi Palmerin lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për mes kësaj Korporate.

Palmer e përgëzoi ministrin Hoti për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave.

McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhin publik.

hoti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme