Trepça merr licencat për katër miniera

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 17:24 | Nga

Duke e parë si interes të përgjithshëm publik, si dhe duke pas për bazë aspektin ekonomiko- social të zhvillimit, Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale në një takim shqyrtoi kërkesat e ndërmarrjes Trepça për licenca të shfrytëzimit të resurseve minerale.

Kështu thuhet në njoftimin e këtij komisioni për media, ndërsa theksohet se bordi në takimin e mbajtur me datën sot me kuorum të plotë, aprovoi kërkesat për licenca të shfrytëzimit për minierat: Artanë, Stantërg, Belo Bërdë dhe Cërnac.

“Bordi në takimin e mbajtur me datën 26.12.2017 me kuorum të plotë, aprovuan kërkesat për Licenca të shfrytëzimit për minierat: Artanë, Stantërg, Belo Bërdë dhe Cërnac, duke u bazuar në legjislacionin minerar dhe vendimin 29/20 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme