Kaloni pushimet në Shqipëri, këndin më të veçantë të Ballkanit

Tiranë | 10 Jan 2017 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Bradt Travel Guides e konsideron Shqipërinë një ndër destinacionet turistike për 2017. Sipas prestigjozes angleze, Bradt Travel Guides, Shqipëria renditet ndër vendet e veçanta, që turistët duhet të marrin në konsideratë për pushimet e 2017.

“Planet tuaja të pushimeve duhet t’i kaloni në këndin më të veçantë të Ballkanit”, pohon ajo.

Natyra e peizazhit, biodiversiteti e biomasa e vendit, ofrojnë një ekosistem të mrekullueshëm ku secili nga vizitorët e huaj, do të përballej e do të shijonte me kërshëri çdo detaj të saj.

Nga bukuria magjepsëse e Alpeve duke vijuar me madhështinë e kalasë së Gjirokastrës e Butrintit e më pas me detin e kristaltë të Rivierës, vizitorët do të kuptojnë, se gjenden pranë një parajse të vërtetë natyrore aty ku do lindë sërish dëshira për t’u rikthyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme