Posta promovon turizmin në Bogë të Rugovës

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Përmes pamjeve të tri pullave postare nga emisioni ”Turizmi malor-Boga”, prezantohen bukuritë mahnitëse të parkut natyror Boga.

Trembëdhjetë fshatra të shtrira në Bjeshkët e Rugovës, ofrojnë akomodim gjatë tërë vitit dhe mundësinë e njohjes së traditës dhe trashëgimisë.

Pyjet e dendura, liqe akullnaje, shpella e ujëvara kanë krijuar një parajsë ekologjike me mundësi të ushtrimit të sporteve malore. Prandaj jo rastësisht Boga radhitet në mesin e destinacioneve më të preferua nga vizitorët e shumtë.

Këtë emision të pullave postare Filatelia e Postës së Kosovës e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka siguruar pamjet për pulla postare.

Posta edhe në të ardhmen do të promovojë bukuritë natyrore të vendit tonë.

pulla-postare1 pulla-postare2

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme