Restorantet kosovare të suksesshme në turizëm, marrin çmime në Kroaci

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Një kompani kosovare dhe dy individë janë fitues të çmimit më të lartë në hotelieri që ndahet në Solin të Kroacisë në kuadër të manifestimit Interstas.

Në kategorinë e kompanive turistike çmimin e artë Interstas e ka fituar Hoteli “Afa” nga Prishtina, ndërsa çmimin e artë Intertas për individ e kanë fituar Naser Arifi, drejtor i përgjithshëm i hotel “Arxhena” e cila është pjesë e kompanisë së njohur kosovare “Kuk comerc” dhe Naser Shabani pronar i restorantit të mirënjohur  “Bujana” nga Gjilani.

Duke u falënderuar për çmimin e ndarë drejtori i hotel “Afa”, Ali Mehia ka theksuar se është i nderuar me ketë çmim prestigjioz dhe se kjo mirënjohje paraqet nxitje në punën e mëtejme dhe ngritjen e mëtejme të kualitetit të shërbimeve të njërit ndër hotelet më të mira në Kosovës.

Ndryshe në këtë manifestim i cili është i po organizohet për herë të dymbëdhjetë marrin pjesë kompanitë turistike nga tërë Ballkani Perëndimor.

cmime-turizem

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme