“Ujësjellësi Travel”, mbi 5 mijë euro për Argjentinë (Dokument)

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 17:50 | Nga

Mbi 5 mijë euro pritet ti kushtoj vetëm udhëtimi një delegacioni të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” për në Argjentinë.

Delegacioni do të marrë pjesë në një konferencë të ujërave në Argjentinë, përkatësisht në kryeqytetin Buenos Aires, shkruan Gazeta Fjala.

Kompania tashme ka shpallur tender për këtë punë.

Në njoftimin për kontratë në KRPP thuhet se biletat planifikohet të kushtojnë 5 mijë e pesëqind euro, ndërkohë nuk përmenden shpenzimet tjera, si ato të akomodimit e ushqimit. Kontratën e ka fituar agjensioni turistik “My Travel”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme