Uzurpimet e aseteve brengë kryesore e AKP-së

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 13:15 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekrem Hajdari drejtor ekzekutiv  i AKP-së, ka raportuar para komisionit  për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.  Me këtë rast ai ka bërë të ditur se uzurpimet mbesin brengë kryesore e AKP-së.

“Gjatë viteve të fundit shqetësues ka qenë uzurpimi. Tani ne kemi sjell në këtë listë prej 57 aseteve të uzurpuara, 25 prej tyre janë në veri të Kosovës”.

Hajdari ka treguar që janë në bisedimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq për nënshkrimin e disa kontratave për marrjet e vlerësimeve të atyre aseteve, raporton Ekonomia Online.

Ai gjithashtu ka thënë se është plotësuar infrastrukturë ligjore në 30 akte të AKP-së .

“Kemi zhvilluar dinamik të re të privatizimit duke e zhvilluar nga një valë të privatizimit në çdo muaj, në vitin e kaluar kanë qenë 4 valë të privatizimit të 127 aseteve ku janë inkasuar 18 milion e 600 mijë euro. Ndërsa në vitin 2016-të është bërë edhe likuidimi i 36 Ndërmarrjeve Shoqërore,  kurse kanë ngelur edhe 499 NSH të tjera. Veç kësaj janë shqyrtuar 89 mijë kërkesa të kreditorëve”, ka thënë Hajdari.

Po ashtu i pari i AKP-së ka thënë se kanë ngelur 39 mijë euro për ti dorëzuar në konton e qeverisë së Kosovës ku që nga kjo shumë nga vitin 2002 e deri me sot në konton e qeveris AKP-ja ka dorëzuar 90 milionë euro.

Veç kësaj për 11 mijë punëtorë të 93 NSH-ve është ndarë 20 %, duke i shpërndarë 5 milionë 700 mijë euro.

Hajdari ka lajmëruar se 20% e ndërmarrjeve të privatizuar kanë mbetur pa shpërndarë edhe 21 milion euro.  Shpërndarja e tyre do të bëhet pas përfundimit të konteksteve gjyqësore.

Të ngjashme