Vazhdon mbështetja e Austrisë për Kosovën

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 17:50 | Nga

Austria mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën edhe më tej në rritjen e shkëmnimit tregtar, garantimin e fondit kreditor dhe zhvillimin e programit të punësimit.

Kështu është thënë në takimin që ka pasur të martën Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe kreun e Agjenvisë Austriake për Zhvillim (ADA) për Kosovë, Gunther Zimmer. Ambasadori Pfandler ka vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm me MTI dhe ka premtuar mbeshtetje edhe në te ardhmen për fushat e interesit të përbashkët.

Në këtë takim ministri Hasani ka cmuar ndihëm e Austrisë, konkretisht ADA-së. Ministri Hasani dhe ambasadori Pfandler biseduan edhe për takimin që pritet të mbahet në Austri mes tij dhe ministrit të ekonimise së Austrisë, ku do të diskutohet për prioritetet e projekteve të caktuar për tërheëjen e investimeve nga Austria.

Ministria Hasani e informoi ambasadorin austriak edhe për prioritetet e Kosovës, si kryesues i CEFTA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme