Veseli: PDK-ja do të përkrahë çdo projekt të Vehapit në Rahovec

Rahovec | 14 Nën 2017 | 18:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për të parin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, gjatë tubimit të sotëm elektoral në këtë komunë ka thënë se, fitorja e PDK-së në Rahovec është fitore për secilin fermerë, secilin vreshtarë dhe secilin qytetarë punëtor të Rahovecit.

Veseli theksoi se Rahoveci është simbol i vizionit të subjektit të tij për fuqizimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Me Idriz Vehapin kryetar, Rahoveci është bërë komuna më transparente në Kosovë. Me Idrizin kryetar, Komuna e Rahovecit ka arritur përqindjen më të lartë të realizimit të buxhetit në nivel vendi. Me Idrizin kryetar, Komuna e Rahovecit është bërë një mekanizëm i fuqishëm në përkrahje të prodhuesve”, ka thënë Veseli para simpatizantëve të shumtë rahovecas.

Kreu i PDK-së tha se me Idriz Vehapin kryetar në katër vjetët e ardhshëm prodhuesit e Rahovecit do të përkrahen edhe më fuqishëm dhe se grantet e subvencionet për fermerët dhe vreshtarët rahovecas do të shumëfishohen.

Tutje, Veseli është shprehur se vizioni i Idriz Vehapit është i qartë: që komuna do të mbetet në shërbim të njerëzve që punojnë e prodhojnë.

Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se edhe në katër vjetët e ardhshëm, ai do të mbetet aleat besnik i prodhuesve, bizneseve të vogla e të mesme të komunës së Rahovecit.

Vehapi shtoi se në mandatin e radhës, Rahovecit do të kthehet në qendër kryesore të eksportit të prodhimeve kosovar.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and outdoor

Image may contain: 65 people, people smiling, crowd

Image may contain: 6 people, wedding

Të ngjashme