ZRrE-ja refuzon të heqë nga faturat energjinë që shpenzojnë serbët

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 10:23 | Nga

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilit kërkohet që të shtyhet ekzekutimi i vendimit që energjia elektrike e cila shpenzohet nga qytetarët serbë në veri të Kosovës t’u shpërndahet të gjithë qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Më 7 prill të këtij viti gazeta “Zëri”, duke u mbështetur në fakte, kishte raportuar se më shumë se 8 milionë euro energji elektrike e cila shpenzohet nga serbët në veri të Kosovës edhe më tutje vazhdon të shpërndahet nëpër fatura të qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë del se nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh, e cila është shpërndarë nëpër faturat e qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

ZRrE-ja ka apeluar vendimin e Gjykatës në një shkallë të dytë, duke refuzuar kështu që qytetarëve t’ua zbresë nga  faturat pjesën e energjisë që e shpenzojnë serbët në veri të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme