Çfarë ndodh nëse lyeni thonjtë me pastë dhëmbësh (Video)

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 18:30 | Nga

Sa herë që lodheni me pamjen e duarve tuaja, gjëja e parë që bëni është t’u jepni jetë duke i lyer me ngjyrat e preferuara. Aq më tepër tani në verë, ku keni mundësi që përveç lyerjes së thonjve të duarve të lyeni edhe ata të këmbës.

Fatmirësisht, ndryshe nga mamatë tuaja keni shumë më tepër mundësi përzgjedhjeje ngjyrash dhe motivesh, edhe pse jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhen. Thonj të lyer më shumë se duhet, pika manikyri që kullojnë në tapet ose mbi parket, Living ju rikujton 3 truke të shpejta për të hequr njollat e manikyrit nga dyshemeja dhe veshjet, si dhe rezultat jo i kënaqshëm, ky është skenari tipik që na ndodh ne femrave një pasdite të diele e jo vetëm.

Për të mos folur për ndryshimet e shpeshta të mendjen rreth ngjyrës së përdorur, e cila jo rrallëherë nuk na shkon e as kombinohet me veshjen e këpucët.

Nëse mendoni se zgjidhja është acetoni, i cili duhet thënë ka përmbajtje amoniaku dhe kimikatesh, gaboheni. Në videon e mëposhtme shihni një truk shumë interesant. Ju nevojitet një furçë dhëmbësh, pastë dhëmbësh, një limon dhe një pjatë. Për më tepër ndiqni videon dhe provojeni dhe ju në shtëpitë tuaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme