Grua e mençur apo inteligjente, cili është dallimi?

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 17:28 | Nga

Një grup psikologësh hasën 8 dallime mes një gruaje të mençur nga një grua inteligjente:

1. Kur një grua inteligjente zbulon një gabim të kryer nga partneri i saj, ajo shpesh do t’ia tregojë atij deri në frazën fatale: “Unë të thashë!” Përkundrazi, një grua e mençur do ta mbështesë, dhe ndonjëherë madje do të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

2. Në një situatë krize, një grua inteligjente do të marrë frenat e çështjes dhe do t’i mësojë burrit të saj se si të jetojë siç duhet. Një grua e mençur do t’i tregojë rrugën që duhet ndjekur dhe do ta udhëheqë atë për më të mirën.

3. Një grua inteligjente do të kërkojë që fëmijët e saj të edukohen e të jenë të përgatitur. Gratë e mençura dëgjojnë dëshirat e fëmijëve të tyre, pa u imponuar.

4. Në vendin e punës, një grua inteligjente do të përpiqet të bëjë më të mirën për të qenë më mirë se të tjerët dhe të mos bëjë gabime. Gruaja e mençur do të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse me ata që ka rreth vetes.

5. Gruaja inteligjente do të përpiqet të ndërhyjë në jetën e të tjerëve, duke përhapur këshilla dhe mendime që askush nuk ia ka kërkuar. Një grua e mençur nuk ndërhyn, por do t’i bëjë të tjerët të kërkojnë vetë ndihmën e saj.

6. Një grua inteligjente do të luftojë për rezultate dhe do ta bëjë të qartë pavarësinë e saj. Një grua e mençur do të mësojë të buzëqeshë përballë kritikave. Ajo gjithmonë do të bëjë sipas mënyrës që e sheh më të përshtatshme dhe do e bëjë plot dashuri.

7. Një grua inteligjente do të dëshirojë të ndryshojë botën dhe gjithçka rreth saj. Një grua e mençur do të fillojë duke ndryshuar veten dhe duke pranuar të tjerët siç janë.

8. Gruaja inteligjente do të mendojë se janë të lumtur ata që kanë të drejtë. Një grua e mençur e di që nuk është arsyeja që bën të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme