Këshilla për nënat që janë në punë

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 21:43 | Nga

Përmbushja e rolit si mama ndërkohë që duhet të mbash një punë mund të jetë rraskapitëse. Por me pak planifikim dhe bashkëpunim në familje, mamatë mund të kalojnë rutinën e punëve më lehtë, përshirja e anëtarëve të familjes dhe ndihmesa e tyre ndikon në reduktimin e niveleve të stresit të çdo njeri. Provoni këto këshilla.

1. Mësoni të pastroni.
A pastroni lodra, varni pallto, rendisni këpucë, merrni rrobat dhe rregulloni krevatët? Atëherë ndaloni tani. Këto janë gjëra që edhe një 3-vjeçar mund ti bëjë. Kur ju vini në shtëpi, kërkoni me mirësi që çdo njëri të vari palltot dhe të heqi dorezat e tyre. Shpegojuni fëmijëve që rrobat e pista shkojnë në shportë dhe rrobat e pastra shkojnë në sirtar. Tregojuni atyre sesi të rregullojnë shtretërit. Rezistojini tundimit për të rregulluar ose palosur nëse ato janë bërë një herë. Gjithësesi ata janë duke mësuar dhe ndihmuar, kështu që mos i dekujaroni ose ti bëni të ndiheni sikur kanë bërë një punë të papërshtatshme.

2. Delegoni punën
Kërkoni fëmijëve/bashkëshortëve ndihmë. Në kohën e ushqimit fëmijët e vegjël mund të shtrojnë tavolinën, të rriturit mund të shërbejnë pijet dhe çdonjëri mund të ndihmojë në sjelljen e pjatave në tavolinë. Mësoni fëmijët të pastrojnë tavolinën, sesi të marrin drithërat e tye dhe sesi të vendosin në punë pjatalarësen. A i kanë dërguar jashtë mbeturinat fëmijët, mësojini ata të përdorin makinën larëse dhe që të rregullojnë vetë rrobat e lara. Jepuni pikë ose bëni një grafik demostrues dhe shpërblime për tu treguar fëmijëve sesa e vlerësoni ndihmën e tyre.

3. Planifikoni mëngjesin tuaj
Mëngjesi do të shkojë më lehtë nëse ju bëni diçka përpara në darkë: Paketoni drekën (ose bëni që fëmijët tuaj ta bëjnë vetë të tyren), nxirrni rrobat, sigurohuni që punët e shtëpisë janë bërë, paketoni çantat dhe kontrolloni kalendarin për plane pas shkolle. Mësojini fëmijët që të bëhen vetë gati në mëngjes duke iu vendosur një grafik në mur me listën “larje dhëmbësh”, “të rregullojnë krevatin”, “të vishen” “ të hanë mëngjes” dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë.

4. Skeduloni kohën e qetësisë
Përcaktoni që çdo anëtar familje të shpenzojë 5 ose 10 min pushimi kur shkon në shtëpi. Kjo ju jep kohë të qetësoheni dhe të rigrupoheni para se të bëni gati darkën dhe të diskutoni për ngjarjet e ditës.

5. Planifikoni një skedul pune
Mos lejoni që stresi i punës të marrë kohë nga koha që keni për familjen. Nëse ju shpesh punoni vonë, flisni me shefin ose bashkëpunonjësit dhe gjeni një mënyrë për të lënë punën në 5 mbasdite disa ditë të javës. Koperoni me bashkëshortin për tu siguruar që jeni të përgatitur nëse ndonjëri nga ju duhet të punojë vonë. Në këtë mënyrë familja juaj do të dijë që disa ditë janë ditë të darkave familjare.

6. Planifikoni ushqimin përpara
Merrni vetëm një ditë në javë për të blerë përbërësit. Blini një libër gatimi i cili ka receta që përgatiten lehtë. Dyfishojeni recetën dhe vendoseni në ngrirje gjysmën për një vakt tjetër ushqimi. Kur ju jeni duke bërë një sallatë, bëni dyfishin dhe ruani gjysmën për një natë tjetër. Mbani lazanjën ose pjata të tjera mishi në frigorifer për netët në të cilat nuk ju pëlqen të gatuani. Përcaktoni netët tuaja më të zjarrta.

7. Skedulimi i kohës cilësore me familjen.
Përpiquni të keni një darkë në familje sa më shpejt që të jetë e mundur. Përcaktoni një film familjar në darkë një herë në javë. Planifikoni një dalje në grup në fundjavë. Çoni të gjithë familjen për sprot së bashku me fëmijët.

8. Përcaktoni kohë për veten tuaj
Mamatë kanë tendencë që të vendosin veten e tyre të fundit në listë, por rigjenerimi i energjive tuaja të brendëshme dhe paqes do të rezultojë duke ju dhënë juve energjinë që ju nevojitet për tu bërë mama. Kështu që kujdesuni për veten: shkoni në gjimnastikë, vizitoni një muze, takoni një mik për kafe, bashkojuni një klubi libri ose punoni në hobit tuaja. Bëni një marrëveshje me bashkëshortin për ti lejuar çdo njërit një natë në javë për të bërë gjërat tuaja.

9. Bëhuni çift
Merrni një dado një herë në çdo dy javë, ose çdo herë që është e mundshme dhe dilni jashtë bashkë. Nuk duhet të jetë luksoze. Madje dhe një shëtitje tek dyqani i librave do t`ju ndihmojë të dyve të kujtoni sesi është të jeni bashkë si të rritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme