Pse disa femra nuk sëmuren kurrë?

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 19:24 | Nga

Janë disa persona që kurrë nuk sëmuren…mirëpo si ia dalin ashtu? A posedojnë sistem mbinjerëzor të imunitetit? Nuk mund të themi ashtu- mirëpo mund të themi se shprehitë e tyre të përditshme i shpëtojnë ata nga sëmundjet.

1. Kanë kohë të caktuar të gjumit

Studimet tregojnë se personat që bëjnë 8 orë gjumë në natë kanë tre herë më pak gjasa të ftohen, në krahasim me personat që bëjnë gjumë më pak se 7 orë. Arsyeja qëndron në atë se gjatë gjumit trupi juaj rigjenerohet dhe i rregullon hormonet e stresit që mund të ju bëjnë më të prirur për infeksione.

2. Hanë ushqim të llojllojshëm

Të ushqyerit me ushqime të pasura me antioksidantë si patatet e ëmbla (beta-karotinë), agrume dhe speca( vitaminë C), bajame (vitaminë E) dhe rrush të kuq (resveratrol) i rigjeneron qelizat e dëmtuara në luftën kundër baktereve dhe mikrobeve.

3. Kujdesen për lukthin

Çdo ditë sjellim diçka nga jashtë brenda organizmit tonë, edhepse shumica e baktereve dhe mikrobeve janë të padëmshme, disa prej tyre mund të shkaktojnë sëmundje. Në këtë rast lukthi juaj futet në aksion, bakteria e mirë e përforcon sistemin imunitar andaj duhet të merrni ushqime me probiotikë apo suplemente.

4. Pastrojnë duart rregullisht

Nuk çmendeni pas pastrimit të duarve mirëpo e zvogëloni rrezikun e sëmundjeve nëse i pastroni ato para se të hani, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të tualetit si dhe pas teshtitjes dhe kollitjes.

5. Përqafohen

Nëse keni probleme në shtëpi apo punë, dilni me ndonjë mikeshë. Njerëzit me përkrahje sociale, kur ballafaqohen me stres, kanë gjasa më pak për sëmundje pasiqë përqafimi e përforcon sistemin imunitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme