Të ngrohta, elegante dhe të parezistueshme seksi: Vishni fustane të thurura sikur divat hollivudiane!

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Shikoni manekinet e njohura dhe blogeret me këtë trend elegant, të rehatshëm dhe të këndshëm, gjeni inspirimin dhe shkëlqeni në këtë vjeshtë me gardërobën e ngrohtë dhe moderne.

Fustanet e thurura janë një ndër rrobat më praktike për sezonin vjeshtë dhe dimër, sepse janë të ngrohta, praktike, duken bukur, transmeton Telegrafi.

Këtë sezon, janë aq të popullarizuara sa që është koha e vërtetë që të gjitha t’i nxirrni nga dollapët apo të freskoni koleksionin tuaj me ndonjë xhemper-fustan të ri.

Damat e njohura, ndër të cilat janë Rihanna, Gigi, Bella Hadid si dhe Chrissy Teigen, ditëve të fundit veshin fustane të thurura në të gjitha rastet, nga shëtitjet e zakonshme deri te daljet e mbrëmjeve.

Shikoni galerinë e mëposhtme, gjeni inspirimin dhe shkëlqeni në këtë vjeshtë me gardërobën e ngrohtë, elegante dhe të parezistueshme seksi. /Telegrafi/

3

4

2

5

6

1

8

Të ngjashme