Thënie inspiruese nga disa prej grave më të fuqishme në histori

Prishtinë | 10 Dhj 2022 | 19:32 | Nga

Thëniet e mëposhtme janë disa prej thënieve më inspiruese dhe më të mençura të thëna nga disa prej zonjave që i admirojmë më së shumti.

Këto thënie, do t’u bëjnë të ndiheni më të fuqishme më të rëndësishme dhe do t’ju japin kurajën që ju nevojitet për një ditë të mahnitshme e të suksesshme.

– “Formimi final i karakterit të një personi gjendet në duart e veta”, Anne Frank

– “Unë nuk besoj në fat. Është këmbëngulësia, përkushtimi dhe mos-harrimi i ëndrrave”, Janet Jackson

– “Çfarë është në mendjen e personave tjerë nuk është në mendjen time. Unë thjesht e bëjë punën time”, Audrey Hepburn

– “Asnjëherë mos u kufizoni nga imagjinata e kufizuar e personave tjerë”, Mae Jemison

– “Nëse iu bindeni të gjitha rregullave, ju nuk do të argëtoheni fare”, Katharine Hepburn

– “Anijet janë gjithmonë të sigurta në port, por anijet nuk janë ndërtuar për të qëndruar aty”, Katie Couric

– “Një grua me zë është nga definicioni një grua e fuqishme”, Melinda Gates

– “Optimizmi është besimi që shpie në arritje; asgjë nuk mund të arrihet pa shpresë”, Helen Keller

– “Nuk kam fare frikë dhe nuk ankohem. Edhe atëherë kur më ndodhin gjëra të këqija, unë vazhdoj…”, Sophia Vergara

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme