Truk i ri nga buzëkuqi

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 17:09 | Nga

E kishit menduar ndonjëherë? Buzëkuq në vend të korrektorit që mbulon rrathët e syve. Por me një kusht: Duhet të jetë i kuq ose rozë!

Shumë gri merë që shfaqin truket e tyre në Youtube, kanë nisur ta bëjnë gjithmonë e më popullore këtë ide. Qëndron e gjitha tek një logjikë e thjeshtë:

Rrathët poshtë syve kanë përgjithësisht ngjyrë të kaltër apo vjollce, të dyja ngjyra të ftohta. Mënyra për ta neutralizuar një ngjyrë të ftohtë, është duke e mbuluar me një ngjyrë ‘të ngrohtë’, si roza apo e kuqja.

Edhe portokallia bën punë, megjithatë ajo nuk ka të njëjtën denduri pigmenti, transmeton Telegrafi.

Duhet thënë se ka pak vështirësi në mbulimin e ngjyrës së fortë të buzëkuqit me pudër, megjithatë me pak përvojë mund të mësojmë t’a aplikojmë këtë metodë si ekspertët!

A nuk ia kemi marrë dorën edhe kont-urimit, që në fillim na dukej aq i vështirë?

Hidhini një sy videos tutoriale:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme