Arsyet e çuditshme përse Kim Jong Un vuan nga mbipesha

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 14:12 | Nga

Lideri koreanoverior Kim Jong-un, vuan nga pagjumësia dhe probleme të tjera të shëndetit të lidhura me mbipeshën.

Zbulimi është bërë nga shërbimet e inteligjencës së Koresë së Jugut, në një dosier të paraqitur në Parlament. Nuk është hera e parë që shërbimet sekrete të Seulit shpërndajnë informacione private mbi diktatorin e Phenianit dhe në disa raste, të dhënat kanë rezultuar të pavërteta. Por, që i riu 33-vjeçar, është shëndoshur, është e pamohueshme: aktualisht ai peshon 130 kilogramë (dhe është i gjatë 1.70 cm), 40 më shumë në krahasim me kohën kur mori pushtetin katër vjet më parë. Atëherë peshonte 90. Për t’u kthyer në formë, duhet të humbasë rreth 60 kilogramë dhe të arrijë në peshën mesatare 65-70 kg.

I shqetësuar për sigurinë e tij

Sipas raportit të paraqitur në Parlament nga Seuli, Kim Jong-un, besohet se ha dhe pi në mënyrë të pandalshme për shkak të stresit të lidhur me shqetësimin për sigurinë e tij. Motiv për të cilin vuan edhe nga pagjumësia dhe mendimet e paranojave. Mes të tjerash, diktatori shfaqet shpesh me një cigare në duar dhe në gojë, në fotografi zyrtare, një tjetër element që nuk shkon përshtat me shëndetin e tij. Si i ati, ashtu edhe gjyshi i tij, Kim Jong-Il e Kim Il-Sung – ishin mbipeshë dhe duhanpirës të mëdhenj dhe të dy vdiqën për shkak të një ataku kardiak.

Informacione të rezervuara

Ndërkohë, sipas shërbimeve sekrete koreanojugore, Kim, ka frikë se mund të jenë shpërndarë informacione mbi fëmijërinë e tij, si fakti që nuk hante për një kohë të gjatë kur grindej me mamanë, Ko Yong-hui. Në raport flitet edhe për Kim Kyong-hui, gruan e xhaxhait të liderit suprem, e zhdukur prej disa vjetësh nga jeta publike. Gruaja, dikur një figurë ndikuese e regjimit, jeton në periferi të kryeqytetit dhe ka probleme me alkoolin pas ekzekutimit të të shoqit, Jang Song Thaek, në fund të vitit 2013. Ky i fundit është ndëshkuar pas urdhrit të Kim Jong-un, pasi është dënuar për tradhti të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme