I dërgoi burrit këtë foto, ai i kërkoi menjëherë divorcin

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 12:23 | Nga

Burri kishte shkuar jashtë për çështje pune, por kërkonte të ishte shumë prezent me foto, sms dhe telefonata.

Nuk ka asgjë të çuditshme që një burrë t’i kërkojë në mëngjes gruas së mbetur vetëm në shtëpi t’i dërgojë një foto në mënyrë që ta nisë ditën sa më mbarë. Por në rastin konkret nuk shkoi krejt ashtu siç shpresonte. Gruaja në fjalë i dërgoi një foto e ulur në shtrat.

Në krah kishte një kitarë ndërsa flokët e pakrehur dhe me një pamje të lodhur. Por një detaj në veçanti i vuri vulën martesës së tyre. Ashtu siç dihet se nuk i shpëton asgjë vështrimit të një burri edhe në rastin në fjalë ai vuri re një dorë që zgjatej nga poshtë krevatit.

Ishte shenja se gruaja nuk kishte qëndruar e vetme atë natë pa të dashurin e saj…

Historia u publikua nga huffingtonpost.de edhe pse duket pak si e pabesueshme ju bën të jeni të vëmendshëm gjithmonë për të kontrolluar ato që postoni apo shpërndani në rrjet. Mund të ndodhë që të zbuloni më shumë se sa dëshironi.

Të ngjashme