Ftesa e pazakontë për dasmën e policit (Foto)

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 19:30 | Nga

Polici i njohur vetëm si Matt, që do të martohet me të dashurën e tij Nancy në një restorant të Shteteve të Bashkuara, i ka ftuar familjarët dhe miqtë në një formë të pazakontë.

Derisa ftesat për dasmë shkruhen bukur në letra dekorative, me shumë ngjyra dhe kordele, ai ka zgjedhur një formë shumë zyrtare.

Përmes formatit të tiketës së gjobës, ka treguar se me kë po martohet, ku dhe kur, ndërsa ka shënuar edhe datën deri kur duhet të konfirmohet pjesëmarrja në ceremoni.

“Tezja ime po martohet me polic. Ftesa që pranuam, gati na dha sulm në zemër”, ka shkruar nipi i saj, në fotografinë e postuar në internet.

Kjo ftesë e pazakontë, që i janë hequr emrat dhe vendi për shkak të privatësisë, po bën xhiro në rrjetet sociale, meqë po konsiderohet shumë interesante.

“Kur puna të bëhet pjesë e jetës dhe nuk mund të ndahesh prej saj”, është një koment lidhur me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme