Gazetarja i ngatërron emrin, poetja ia kthen me ironi: Duket që keni lexuar shumë

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 22:19 | Nga

Gazetarja e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ka bërë një lapsus ditën e sotme duke ngatërruar emrin e poetes së ftuar në studio Adriatike Lami, me Rudina Çupin. Kjo gafë nuk është kaluar lehtë nga poetja Lami, e cila ia ka kthyer me ironi gazetares.

“Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit”, i është përgjigjur poetja.

“Megjithatë ju mbeteni poete”, i është kthyer gazetarja në siklet. “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi”, i kthehet sërish poetja.

Mirëpo gazetarja e rikthen gafën e saj në vëmendje kur në emision bashkohet Rudina Çupi. “Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike, por shpresoj të mos ju vijë aq keq saç i erdhi zonjës”, i tha ajo poetes Çupi.

 

Të ngjashme