Gjesti i rrallë i Trumpit që po bën xhiron e rrjeteve sociale (Video)

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:58 | Nga

Që pas zgjedhjes së tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shndërruar në personazhin kryesor të të gjitha mediave. Janë të shumta ata që kanë mbajtur qëndrime radikale ndaj qasjes së tij seksiste apo deklaratave të forta në lidhje me ndërtimin e murit ndarës me Meksikën dhe dëbimit të myslimanëve.

Natyra e tij megalomane nuk mund të mos bëhet objekt i diskutimeve të ndryshme në rrjet dhe shpeshherë të krijohen figura satirike rreth personazhit të tij. Por, kësaj here Trump ka arritur të thyejë sërish rrjetin  me një gjest që ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Ndërsa kthehet nga samiti i G20 në bazën ajrore Andrews në Maryland, Trump ka devijuar nga rruga drejt avionit ushtarak për të ndihmuar një marins, të cili era i kishte rrëzuar kapelën.

Trump jo vetëm i ka rivënë kapelën në kokë, por i ka dhënë edhe një goditje miqësore shpatullave. Videoja është shpërndarë masivisht në rrjete sociale duke shënuar një numër rekod shikimesh e shpërndarjesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme