Kjo është vajza që “ka futur në sherr” Ronaldon me të dashurën e tij

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 20:41 | Nga

Ronaldo është një nga futbollistët më të pëlqyer nga femrat, dhe sigurisht që e dashura e tij do të ndihej shumë xheloze. Edhe pse ai pret të bëhet baba për herë të katërt me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, duket se çifti ka një “konflikt” ku molla e sherrit është pikërisht vajza e menaxherit të futbollistit.

Marisa Mendes është vajza e agjentit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes. Ajo ndihmoi Ronaldon të bëhet një sportistët më të popullarizuar në rrjetet sociale.

E vërteta është se Marisa Mendes për Ronaldon duket më tepër se bashkëpunëtore. Ajo është kaq e bukur sa edhe yllit të futbollit nuk i ka shpëtuar pa e vënë re bukurinë e saj.

Afrimiteti që ata kanë së bashku ka shkaktuar pakënaqësi te Georgina, e cila duket të jetë shumë, shumë xheloze për këtë raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme