Kur Obama falënderon Obamën!

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 14:02 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka gjetur një moment gjatë një fjalimi në fushatën elektorale të demokratëve në Filadelfia për të “falënderuar veten e tij”.

Siç edhe mund të shihet në videon e publikuar në internet, përcjell Telegrafi, Obama ka folur për ato që ai i ka quajtur arritje gjatë mandatit të tij si president.

“Më shumë amerikanë janë duke punuar, të hyrat janë duke u rritur, varfëria po bie… dhe gazi është dy dollarë për galon”, ka thënë Obama për të mos ndaluar me kaq. “Faleminderit Obama”, ka thënë më tej ai.

Dhe kjo ka qenë e mjaftueshme që turma të shpërthejë në duartrokitje, ovacione, si dhe të qeshura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme