Mos thoni “më vjen keq” para mysafirëve…

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 21:00 | Nga

Kur ftoni njerëz në shtëpi, lehtë çdo gjë mund të shikohet me sy super-kritikë. Prandaj është natyrale nëse dëshironi të kërkoni falje për disa nga këto gjëra, megjithatë fjala “më vjen keq” asnjëherë nuk duhet të dalë nga buzët tuaja.

Siç tregon Jennifer Hunter nga Apartment Therapy, shtëpia juaj është e juaja, kërkimi i faljes për temperaturën, jastëkët në tokë apo nëse qeni i shpërqendron mysafirët, vetëm sa e bën më unike shtëpinë.

“Më falni për lëmshin”, “Më vjen keq për nxehtësinë”, “Më vjen keq nuk kemi më qumësht”. A po ju duken të njohura këto fraza?

Jennifer thotë: “Dëgjoni, shtëpia juaj është vetëm e juaja. Jo vetëm që nuk keni nevojë të kërkoni falje por kërkimi i faljes vetëm sa do t’i bëjë njerëzit të vërejnë atë që veç sa e keni përmendur”

Imagjinojeni këtë: jeni duke shkuar për herë të parë në shtëpinë e një miku, dhe sapo të filloni ta admironi ngjyrën e përsosur të murit, apo mobilimin fantastik, ai thotë, “më vjen keq për tërë këto pjata të palara në lavaman.”

Çfarë është gjëja e radhës që do ta vëreni? Po pra, ato pjata të palara!

Pas së gjithash, shokët dhe familjarët ndjehen të gëzuar që i keni ftuar në shtëpinë tuaj dhe nuk ua ndien fare për ato pjata apo rroba të palara.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme