Një dyqan seksi hapet në Mekë

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 18:00 | Nga

Një dyqan seksi pritet të hapet në qytetin e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Dyqani me produkte në përputhje me ligjet e sharias hapet së shpejti në Mekë. “El Asira”, një kompani që merret me prodhimin e mallrave të karakterit erotik synon tregun e qytetit që vizitohet nga miliona myslimanë gjatë pelegrinazhit të haxhit.

Themeluesi i kësaj kompanie, Abdelaziz Aouragh, e bëri të ditur ambicien e tij vitin e kaluar. Ndërkohë, klerikët myslimanë dhe sheikët sauditë e kanë analizuar këtë projekt, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me ligjet dhe zakonet e botës myslimane.

“Produktet që ne do të ofrojmë për klientët nuk kanë të bëjnë aspak me kukulla të fryra dhe vibratorë”, ka thënë Aouragh për agjencinë AFP. “Nuk kanë të bëjnë direkt me seksin, por me atmosferën që i paraprin. Produktet tona synojnë të nxehin atmosferën dhe të shtojnë sensualitetin e partnerëve”, sqaron ai, përgatiti “Shekulli”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme