Njihuni me hotelin e mahnitshëm me 7 yje

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 17:37 | Nga

Një shikim mbi Shangain, linja të pastra të xhamit dhe çelikut, eleganca e detajeve të stilit të viteve ’20. Ky është hoteli i ri me 7 yje, “Wanda Reign on the Bund”, i dizejnuar nga studioja arkitekturore Foster and Partners dhe Heatherwick.

I përuruar në qershor, pas tre vitesh punime, hoteli ka kushtuar plot 466 milionë euro, dhe është e fundit që hyn në listën e hoteleve të preferuara nga elita kineze.

Hoteli ndodhet në Huangpu, një nga qytetet kineze me një zhvillim të shpejtë. Hoteli ka dhoma elegante të përmasave nga 45 në 58 metra katrore, me çdo tip komforti për klientët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme