Njihuni me kapitenen më të re dhe seksi të një Boeing 777

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 12:44 | Nga

Nëse keni vërtet nevojë për motivim për të arritur një qëllim të caktuar profesional – sot jeni me fat. Kjo është historia e një vajze të vogël që një ditë ëndërronte të fluturonte në një aeroplan, por në të vërtetë përfundoi kapitenia më e re femër e një Boeing 777.

Anne Divya është një bukuroshe 30-vjeçare, një vajzë e mrekullueshme nga Vijayawada, Indi, e cila ëndërronte dhe punoi fort që një ditë ëndrrën ta bënte realitet.

Qysh e vogël, Anne donte të bëhej pilote, një ëndërr e pazakontë për një vajzë, aq më tepër në Indi. Miqtë e saj në shkollë e tallnin shpesh për këtë gjë, sepse askush nuk e besonte që një ditë kjo do të ndodhte me të vërtetë. Mbi të gjitha, është një profesion i dominuar nga meshkujt në të gjithë botën dhe nga 140 mijë pilotë në botë, vetëm 6,5 mijë janë femra.

Megjithatë, Anne nuk u tërhoq nga ëndrra e saj, edhe pse shumë prej familjarëve dhe të afërmve i thanë se kjo ishte një ëndërr qesharake dhe një punë mjaft e vështirë për një vajzë. Kur e panë që ajo nuk lëkundej nga ëndrra, prindërit i dhanë mbështetjen që ajo të vazhdonte studimet në ‘Indira Gandhi Rashtriya Uran Akademi’, një shkollë flurimi në Uttar Pradesh. “Shumë njerëz që më rrethonin nuk e mbështetën zgjedhjen time”, – thotë Anne.

Studimet ishin të vështira, sidomos në fillim, sepse Anne nuk ishte edhe aq e mirë në gjuhën angleze dhe përpiqej të kuptonte të gjitha informacionet, punonte dyfish për të arritur më të mirën. E dinte se vetëm kështu do të arrinte të bëhej pilote dhe këmbënguli: “Njerëzit qeshnin dhe talleshin me akcentin tim apo edhe me shqiptimin keq të fjalëve, por e dija se duhet të vazhdoja të praktikohesha, sepse kjo është mënyra e vetme për të mësuar”,- pranon Anne.

Edhe prindërit e Anne kishin pjesën e tyre të përpjekjeve për të përballuar studimet e së bijës. Tarifat e studimit nuk ishin të lira, ndaj ata duhet të merrnin shumë borxhe. Megjithatë, besonin te vajza e tyre, ndaj edhe bënë çmos për ta ndihmuar që ajo të arrinte qëllimin që i kishte vënë vetes.

Pas të gjitha sfidave që Anne dhe familja e saj duhej të përballonin, ajo më në fund u shpërblye. Pas diplomimit nga shkolla e fluturimit, në moshën 19-vjeçare, ajo fitoi një punë në Air India. Më vonë, Anne u dërgua në Spanjë për t’iu nënshtruar më shumë praktikës dhe pas kthimit, ajo mund të fluturonte me Boeing 737. Të gjithë menduan se kjo ishte një arritje e madhe, por jo, Anne nuk u ndal. Pasi bëri edhe më shumë trajnime për vite, këtë herë në Londër, dhe filloi të fluturonte me Boeing 777, përfundimisht u bë kapitene e avionit fluturues të Air India. Në moshën 30-vjeçare, Anne është kapitenia më e re femër e Boeing 777. Le të shpresojmë se shembulli i saj i mirë do të frymëzojë vajzat anembanë botës për të luftuar për ëndrrat e tyre dhe për të prekur sa më shumë lartësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme