Asgjësohen 700 bimë kanabis në Shkodër

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 15:44 | Nga

Në Shkodër policia zbuloi dhe asgjësoi 716 bimë kanabis sativa, të kultivuara në tokë të hapur.

Në kërkim është shpallur një 35-vjeçar, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike të cilat ishin mbjellë në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Menza”, në një tokë të hapur rishtaz në një zonë malore dhe të pyllëzuar.

Shkodra ka qenë një ndër zonat më problematike vitet e funidt ndaj policia thotë se do të vijojë kontrollet për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme