“Asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka të drejtë ta konsiderojë të pavlefshëm referendumin”

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 15:54 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ka thënë se asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka të drejtë të konsiderojë të pavlefshëm rezultatin e referendumit në cilindo shtet.

Në një deklaratë në Strazburg e cila është transmetuar nga shtypi gjerman, Jagland ka thënë se ekziston mundësia të bartet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut refuzimi i kërkesave për anulimin e referendumit nga Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK), por ka theksuar se “Asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka të drejtë ta konsiderojë të pavlefshëm referendumin në cilindo shtet.”

Ndryshe, Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) të mërkurën refuzoi kërkesat në lidhje me anulimin e referendumit popullor “për shkak të paligjshmërisë së plotë”. Vendimi u mor me shumicë votash, ku 10 anëtarë kundërshtuan kërkesat për anulimin e referendumit, ndërsa një anëtar votoi pro.

Kërkesat deri të YSK për anulimin e referendumit për ndryshime kushtetuese që u mbajt më 16 prill, ishin parashtruar nga partitë CHP, HDP dhe Partia Vatan.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme