Australia legalizon martesën në mes të gjinisë së njëjtë

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Martesa në mes të gjinisë së njëjtë do të jetë legale në Australi, pasi parlamenti i këtij vendi miratoi projektligjin historik që mundëson një gjë të tillë.

Miratimi i këtij ligji ishte i pritshëm pasi senati votoi pro me shumicë votash javën e kaluar.

Shumë mbështetës të martesës në mes të personave të të njëjtës gjini kanë udhëtuar për në Canberra për të qenë dëshmitar të legalizimit.

Qeveria e kryeministrit Malcom Trunbull kaloi ligjin për në parlament pasi mori shumicë votash në një referendum kombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme