Publikohen dokumente që dëshmojnë lidhjet e Trumpit me Rusinë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 02:40 | Nga

Zbulohet dokumenti sekret për lidhjet e Donald Trumpit me Kremlinin. Sipas CNN-it, një prej medieve më të ashpra kundër kandidaturës së Donald Trumpit në këto zgjedhje, rusët kanë prova, filmime dhe përgjime kompromentuese nga të cilat Trump mund të shantazhohet në të ardhmen.

Buzzfeed ka zbardhur dokumentin 35 faqësh të FBI-së ku tregohet se FSB-ja (Shërbimi Sekret Rus) ka monitoruar “akte perverse seksuale” të organizuara dhe të paguara nga presidenti i zgjedhur amerikan.

Dokumenti gjithashtu thotë se Trumpi ka një lidhje 5-vjeçare me Kremlinin nga aspekti financiar dhe dyshohet se edhe fushata e tij ka qenë, po ashtu, e koordinuar me Kremlinin.

Këto informacione janë zbuluar nga inteligjenca amerikane pas vëzhgimit të një agjenti britanik që ishte i paguar për të kontrolluar të shkuarën e Trumpit.

Ka shumë dëshmitarë të këtyre “festa të seksit” siç citon dhe materiali i FBI-së, por dyshohet se heshtja e tyre është blerë.

Materiali thotë se inteligjenca ruse ka prova edhe për Hillary Clinton, si përgjime bisedash gjatë vizitave të saj në Rusi, por jo të turpshme si në rastin e Donald Trumpit.

p. 2

p. 3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme