Talibanët nisin sulm të madh në një provincë të Afganistanit

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Militantët talibanë kanë nisur një sulm në provincën afgane Ghazni, derisa forcat e sigurisë janë duke tentuar që t’i zmbrapsin luftimet, kanë njoftuar zyrtarët.

Të paktën një ushtar afgan është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në luftimet e 10 gushtit, ka deklaruar zëdhënësi për këtë provincë, Arif Noori për agjencinë e lajmeve AFP.

Shtëpitë e civilëve dhe zonat ushtarake janë përfshirë nga sulmet me murtaja derisa trupat e dhjetëra luftëtarëve talibanë janë në rrugë, ka thënë ai.

Talibanët kanë nisur sulmin në orët e vona të 9 gushtit nga pozicione të ndryshme të qytetit.

“Talibanët janë duke nisur raketa afër zonave të banueshme dhe atyre komerciale. Në tetë orët e fundit nuk ka pasur aspak qetësi”, është cituar të ketë thënë një zyrtar qeveritar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Derisa talibanët në anën tjetër kanë pretenduar përmes një deklarate se kanë pushtuar “shumicën e ndërtesave qeveritare brenda qytetit”.

Mirëpo zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, ka thënë se qyteti është nën kontrollin e forcave qeveritare.

Sulmi në Ghazni përbën rastin e fundit të sulmeve të talibanëve që kërkojnë të pushtojnë zonat urbane.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka larguar talibanët nga pushteti në Afganistan, pas militantët e Al-Kaidës, të cilët po strehoheshin nga grupi ekstremist kanë kryer sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo Qeveria e mbështetur nga Perëndimi është duke u përballur me shumë vështirësi teksa lufton talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të trupave të NATO-s nga ky vend më 2014.

Talibanët në anën tjetër kanë injoruar një ofertë të Qeverisë për negociata direkte për paqe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme